Japonia ndihmon Kosovën me rreth 810 mijë euro

Must Read

Prodhimi industrial në shtator me rënie prej 3,9 për qind, nga fillimi i këtij viti 12,1 për qind

Prodhimi industrial në shtator të këtij viti, në krahasim me shtatorin e vitit 2019 shënon rënie prej...

Osmani-Linkeviçius: Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat pa kurrfarë anulimi

E vlerësojmë pozitën parimore të Lituanisë për mbështetje të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, kurse në...

Regjim i përkohshëm i komunikacionit në dy akse të rrugës Kërçovë-Ohër

Regjim i ndryshuar i përkohshëm i komunikacionit është vendosur prej sot në rrugën Kërçovë – Ohër për...

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla dhe Ambasadori Jorezident i Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani, sot nënshkruan marrëveshjen e donacionit të radhës të qeverisë japoneze dedikur Kosovës. Nënshkrimi i marrëveshjes me vlerë prej 100 milionë Yen (rreth 810.000 Euro), u bë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës. Haradinaj Stublla e falënderoi ambasadorin Mizutani për mbështetjen që Japonia i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetëndertimit, duke filluar me njohjen e pavarësisë një muaj pas shpalljes së saj, mbështetjen për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe ndihma për zhvillimin ekonomik. “Jemi pa masë falënderues për shtetin e Japonisë, i cili është gjetur pran nesh edhe gjatë kësaj kohe të vështirë të pandemisë. Marrëveshja e sotme është kontribut për implementimin e Programit mbi Zhvillimin Ekonomik dhe Social, që do të implementohet me blerje të pajisjeve mjekësore”, tha Ministrja Haradinaj Stublla. Kryediplomatja e Kosovës tha se përmes kësaj ndihme, Japonia do të kontribuojë për të përmirësuar sistemin shëndetësor të Kosovës si dhe do të sigurojë përmiresimin e infrastrukturës së punës për stafin mjekësor, në mënyrë që të rritet efikasiteti në menaxhimin e sëmundjeve infektive. Ambasadori Mizutani nga ana e tij tha se Japonia po e mbështet Kosovën në luftën kundër COVID-19 dhe për përmirësimin e sistemit shëndetësor, me pajisje të reja mjekësore, të kompanive japoneze. Ai tha se meqë rritja e vazhdueshme e pacientëve me COVID-19 paraqet barrë të madhe për sistemin shëndetësor në Kosovë, Japonia ka vlerësuar se është me rëndësi jetike forcimi i këtij sistemi. “Përmes këtij granti, Japonia ka siguruar pajisje mjekësore të tilla si sistemi portativ i diagnostikimit të imazhit me ultratinguj dhe monitorët e pacientëve pranë shtratit të prodhuara nga ndërmarrjet japoneze”, tha Ambasadori Mizutani. Marrëveshja e sotme Kosovë – Japoni hyn në fuqi në datën e nënshkrimit./21Media

Prodhimi industrial në shtator me rënie prej 3,9 për qind, nga fillimi i këtij viti 12,1 për qind

Prodhimi industrial në shtator të këtij viti, në krahasim me shtatorin e vitit 2019 shënon rënie prej 3,9 për qind, publikoi Entit...

Osmani-Linkeviçius: Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat pa kurrfarë anulimi

E vlerësojmë pozitën parimore të Lituanisë për mbështetje të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, kurse në veçanti jemi falënderues që e...

Regjim i përkohshëm i komunikacionit në dy akse të rrugës Kërçovë-Ohër

Regjim i ndryshuar i përkohshëm i komunikacionit është vendosur prej sot në rrugën Kërçovë – Ohër për shkak të aktiviteteve ndërtimore në...

Orban me deklaratë kontroverse: Afrikanët të ardhmen duhet ta kenë në Afrikë

Kryeministri hungarez Viktor Orban duke e komentuar sulmin e djeshëm terrorist në Nicë, deklaroi se afrikanët të ardhmen duhet ta kenë në...

Moska: E paralajmëruam Francën për terroristët nga Kaukazi Verior

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Oleg Siromolotovi deklaroi se Rusia disa herë e ka paralajmëruar Francën për rrezikun nga terroristët...

More Articles Like This