Japonia me numër rekord të të infektuarve me Covid-19

TË FUNDIT

Epidemia e koronavirusit në Japoni nuk po qetësohet dhe për të tretën ditë me radhë ky vend shënoi numra rekord të rasteve të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit, Covid-19 u konfirmua tek 2.418 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes tejkaloi numrin 2.000.

Edhe përkundër kësaj, kryeministri i Japonisë, Joshihide Suga dëshiron që ekonomia të vazhdojë të punojë me rrezik të balancuar.

Destinacionet turistike dhe vendet e njohura për rekreacion, plotësisht do të rrezikohen gjatë kësaj fundjave të zgjatur festive në vend.