Japonia mban funeralin shtetëror për liderin e vrarë Shinzo Abe

TË FUNDIT

Ka filluar funerali shtetëror për ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe.

Udhëheqësit në mbarë botën po mblidhen këtë mëngjes në Tokio për t’i dhënë lamtumirën kryeministrit më jetëgjatë të Japonisë, i cili u vra në një tubim elektoral në korrik.

Siguria pritet të jetë jashtëzakonisht e rreptë, rreth 20,000 oficerë thuhet se janë duke u vendosur, transmeton rtv21.tv.

Ish-kryeministri u vra më 8 korrik të vitit 2022 teksa mbante një fjalim për partinë e tij në një tubim fushate në qytetin Nara në perëndim të Japonisë.

Abe u qëllua nga afër nga një burrë me një armë të bërë vetë – i cili tha më pas se kishte vënë në shënjestër Abe për promovimin dhe lidhjet e tij me një kishë të diskutueshme.

Vrasja tronditi botën sepse dhuna politike dhe krimi i dhunshëm në përgjithësi është i rrallë në Japoni.

Ndërsa filluan procedurat për funeralin shtetëror për ish-kryeministrin Shinzo Abe, e veja e tij Akie Abe mbërriti në vendin e Budokan duke mbajtur hirin e tij, të mbuluar me një leckë ceremoniale./21Media