Japoni: Shpërthime në bazën ushtarake amerikane në Kanagawa

TË FUNDIT

Disa shpërthime të mëdha kanë ndodhur në një bazë ushtarake amerikane në Japoni.

Zyrtarë nga departamenti i zjarrit thanë se shpërthimet kanë ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit me orë lokale.

Ngjarja ka ndodhur ne Kanagawa, provincë nq jug tq Tokios. Në afërsi ndodhet Depo e Përgjithshme Sagami që ka magazina me produkte nafte e municione.

Më shumë se 10 zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje.

Ende nuk dihet nëse ka viktima dhe cilat ishin shkaqet që shkaktuan shpërthimet.