Jankullovska: Ndrecaj i dyshuari kryesor

TË FUNDIT

Ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska deklaroi sot se ish-komandanti i UÇK-së, Mirsad Ndrecaj është nga të dyshuarit kryesor për sulmin në Goshincë.

komandant nato

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Jankullovska tha se edhe ish komandanti i UÇK-së Mirsad Ndrecaj, i njohur në vitin 2001 si komandant NATO, i cili ditë më parë mori përsipër sulmin, është po ashtu një nga të dyshuarit kryesor.

Ajo nuk dha më tepër hollësi për aksionin dhe për sulmin që ndodhi në Gushincë, me arsyetimin se nuk dëshiron të dëmtojë hetimet.