Prokruroja Speciale Katica Janeva më së voni deri nesër do t’ia dorëzojë Këshillit të Prokurorëve Publik planin punues, ekipor dhe financiar. Në kuadrin e këtij plani janë propozimet e 14 prokurorëve, që do të jenë pjesë e ekipit të Prokurorisë Speciale.
Prokurorja Speciale Katica Janeva në deklaratën për media theksoi se pret që Këshilli të zbatojë dispozitat ligjore dhe t’i përzgjedhë kandidatët e propozuar.
Prokuroria Speciale do të hetojë përmbajtjen e materialeve të përgjimeve të publikuara nga ana e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.
