Janeva nuk është më shefe e PPS-së, Këshilli i prokurorëve e shkarkoi në mënyrë unanime

TË FUNDIT

Në mënyrë unanime, Këshilli i Prokurorëve Publik në seancë të çrregullt e shkarkoi Katica Janevën nga funksioni Prokuror publik special. Me këtu u konfirmua edhe propozimi që paraprakisht e miratoi Kuvendi. Të hënën Këshilli i Prokurorëve publik do të mbajë seancë ku duhet të vendoset për statusin e prokurorëve tjerë të PPS-së.

“Këshilli i Prokurorëve publik në seancën e sotme në mënyrë unanime e shkarkoi nga funksioni Prokuror publik special Katica Janevën për shkak se ka punuar në mënyrë joprofesionale, joligjore dhe të papërgjegjshme” – tha Aco Kolevski, Kryetar i Këshillit të prokurorëve

G: Thatë se të hënën do të debatoni për prokurorët tjerë të PPS -së, a do të shkojnë në prokuroritë amë ose çfarë vendimi do të sillni?

“Atëherë do të sjellim vendim, tani nuk mund të them paraprakisht se ku do të shpërndahen, me shumë gjasa në prokuroritë prej të cilave vijnë” – deklaroi Kolevski.