Janeva nuk do të shkarkohet nga PPTH-Gjevgjeli

TË FUNDIT

Këshilli i Prokurorëve Publik, Katica Janevën e ka shkarkuar vetëm nga funksioni i Prokurorisë Publike Speciale dhe jo edhe nga Prokuroria Publike Themelore në Gjevgjeli.

Një numër i madh i mediave raportuan se Janeva është shkarkuar nga të dy funksionet, megjithatë sot nga Këshilli i Prokuroriëve për TV21 konfirmuan se ajo është shkarkuar vetëm nga funksioni i shefes së Prokurorisë Publike Speciale dhe se Këshilli i Prokurorëve Publik nuk ka ingerenca për ta shkarkuar Janevën edhe nga Prokuroria Publike Themelore në Gjevgjeli. Nga atje shtuan se gabimisht është interpretuar deklarata e kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publik.