Fakte interesante dhe deri më tani të pa zbuluara, po zbulon përgjimi i fundit i publikuar në gazetën italiane “La Verita” në lidhje me rastin “Reket”. Në bisedën e fundit të publikuar sot dëgjohet i dyshuari i parë, Bojan Jovanovki i cili i tregon Jordan (Orce) Kamçevit që i ka dërguar SMS Janevës se puna është e kryer, por sipas tij, ajo nuk e ka dëgjuar telefonin sepse është në gjuajtje.
Pas këtyre fjalëve, të qeshur mbeten, Kamçev dhe Zoran Milevski dhe i parashtrojnë pyetje plus, “Si, dhe kush gjuan? Katica?”
