Ish-kryeprokurorja e Sepciales, Katica Janeva, e cila është e dyshuara e tretë në rastin “Reket” sot duhet të kryej kontroll të provave në Prokurorinë Publike për krim të organizuar dhe korrupsion, raporton TV21.
Këtë e paralajmëroi avokatja Irena Fërçkovska dy ditë më parë që së bashku me Janevën ishin në Prokurori për t’u njoftuar se procedura hetimore ka përfunduar dhe Janeva sërish u kthye në burgun e Shkupit të cilën është në paraburgim për rastin “Reket”.
Kontroll të provave dje bëri edhe Bojan Jovanovski i cili është i dyshuari i parë për rastin “Reket”.
Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion lëndën për rastin “Reket” e hapi në korrik të këtij viti kundër Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Milevski – Kiçeec dhe pastaj hetimi u zgjerua kundër Katica Janevës.
Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva ende janë në paraburgim në burgun e Shkupit ndërsa Zoran Milevski – Kiçeec me vendim të gjykatës është lëshuar në paraburgim shtëpiak./TV21
