Policia e Tetovës bëri të ditur se kanë zbuluar tre persona si kryes të tri plaçkitjeve, gjegjësisht vjedhje me përdorim të armës në markete në vitin 2018. Për dy janë parashtruar kallëzime penale deri te Prokuroria Themelore Publike në Tetovë.
“M.A (44) nga Millanovaci i Epërm, Republika e Serbisë dhe një person tjetër, dyshohen se në prill, maj dhe qershor të vitit 2018 më shpesh në periudhën prej orës 20 deri në orën 21 dhe 30 minuta, kanë kryer vepër penale ‘plaçkitje’ në tre markete të Tetovës, në të cilat kishin hyrë të maskuar, përderisa njëri prej tyre i ka kërcënuar të punësuarit me armë zjarri (pistoletë), duke iu marrë para nga arkat”, informoi SPB Tetovë.
Ata nga të punësuarit në markete në këto plaçkitje gjithsej kanë marrë 140 mijë denarë.
