Janë vaksinuar 59% e të punësuarve në kopshte

TË FUNDIT

Puna në kopshte edhe krahas pushimeve verore zhvillohet sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore, ndërsa ajo në të cilën për momentin është fokusuar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është rritja e numrit të të punësuarve të vaksinuar në kopshte me qëllim të qëndrimit të sigurt të fëmijëve në institucionet parashkollore. Gjatë vizitës së sotme në Berovë, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska ka informuar se deri tani janë vaksinuar 59 për qind e të punësuarve  në kopshtet në shtet, ndërsa  tendenca është ajo shifër të bëhet ende më e madhe.

“Puna e kopshteve  nuk është ndalur edhe pse gjendemi  në mes të pushimeve verore. Në periudhën e fundit procesi i vaksinimit është marrë seriozisht që flet edhe vetë shifra e të vaksinuarve prej 59 për qind. U bëj thirrje edhe  të punësuarve tjerë  të vaksinohen që të mund të sigurohet qëndrim i sigurt i fëmijëve në kopshte”, tha Shahpaska.

Ministrja potencoi se nëse lejon gjendja epidemiologjike mund të pritet në kohën më të shkurtër kopshtet të punojnë me kapacitet të plotë.