Janë shqiptuar 928 gjoba për mosmbajtje të maskës

TË FUNDIT

Policia gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin ka shqiptuar 928 sanksione për mosmbajtje të maskës.

“Gjatë 24 orëve të kaluara (29 / 30.10.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut, lidhur me masën për mbajtjen e mbrojtjes personale për fytyrë, janë regjistruar 928 kundërvajtje”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB,  u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, në mënyrë që të ballafaqohen me Kovid-19.