Reshjet e shiut në vend e kanë rritur nivelin e lumenjve, por disa prej tyre janë akoma nën mesataren për dhjetorin.
Sipas matjeve hidrologjike të sotme, dukshëm më të ulëta se mesatarja e dhjetorit janë Drini i Zi afër Lozhanit, Treska afër Makedonski Brodit, Strumica afër Novosellës, Lepenci afër Shkupit, Cërnareka afër Novacit dhe Sateska afër Botunit.
Vetëm Pinja afër Pelincës është mbi mesataren.
Situata me liqenet është pothuajse e pandryshuar. Niveli i ujit të Liqenit të Ohrit është një centimetër nën minimumin e lejuar, ndërsa niveli i ujit të Liqenit të Prespës për 49 centimetra ka tejkaluar minimumin absolut.
