Gjithsej 1.695.549 persona, 526.605 amvisëri dhe 752.916 banesa janë regjistruar përfundimisht me ditën e djeshme në orën 20:00, kumtoi sot Enti shtetëror për statistika.
Mundësia për vetëregjistrim të personave jashtë vendit, deri më tani e shfrytëzuan 199.819 qytetarë nga diaspora.
Sot është dita e 24-t e Regjistrimit 2021 dhe deri në fund mbeten edhe dy ditë aktivitete regjistruese.
Përveç në shtëpitë e tyre, qytetarët mund të regjistrohen edhe në pika të caktuara në komunat e tyre që i hapi Enti shtetëror për statistika. Lokacionet për regjistrim janë të kapshme në linkun e ESHS-së: ttps://popis2021.stat.gov.mk/Upatstva/SpisokNaKPRzaPopisuvanje.pdf
Regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që zyrtarisht filloi më 5 shtator do të zgjasë deri më 30 shtator.
