Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në brifingun e sotëm me gazetarët theksoi se njerëz të punësuar në institucione të Maqedonisë së Veriut janë lajmëruar tek autoritetet bullgare dhe kanë shpërndare skepticizëm në lidhje me gjetjen e zgjidhjes për kontestin Shkup-Sofje, përcjell TV21.
Në lidhje me: Osmani konfirmon deklaratat e Petkovit për spiunët rusë: Ka pasur vazhdimisht tentime për të bllokuar rrugën drejt BE-së
“Ja do të merr një shembull konkret. Këtë javë janë lajmëruar nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Bullgarisë duke thënë se është i panevojshëm i gjithë ky angazhim sepse këtu shumë shpejt do të shkohet në zgjedhje…se do të ketë të parakohshme. se nuk do të mund të gjendet zgjidhje konkrete”, deklaroi Osmani.
