Abdulla Osmani, bartës i kandidatëve të Listës së Aleancës për Shqiptaret për Këshillin e komunës së Tetovës para emisionit “Click 21” në pyetjet e gazetarit Valon Sallai tha se kafen e mëngjesit e konsumon me shumë sheqer.
“Espresso të mesme, por unë e pi me dy sheqere se jam disi më i ëmbël”, tha Osmani.
Osmani tha se zakonisht zgjohet herët, për të kryer obligimet e tij.
“Unë punoj në Parlament, jam këshilltar në grupin e Aleancës për Shqiptarët dhe zakonisht diku ora 7 duhet të nisem prej Tetovës që të vij në Shkup, diku në ora 6:15, 6:20 zgjohem”, tha Osmani.
