Jakimovski pyet Mickoskin: Në çfarë moshe e ke bërë hidrocentralin e parë?

TË FUNDIT

Dhe përderisa VMRO-DPMNE del në opinion me pyetjen se si nipi i Ali Ahmetit, Drin Ahmeti, ka fituar kapitalin e tij, siç është një pjesë e qendrës tregtare Soravija, kryetari i GROM dhe kryetari i Karposhit, Stevçe Jakimovski, para selisë së partisë opozitare pyeti se si Hristijan Mickoski ka fituar pronën e tij. Jakimovski kërkoi përgjigje konkrete nga ai se si i ka fituar hidrocentralet e tij.

“Ta pyesim pretenduesin për pushtet, z. Hristijan Mickoskin që të përgjigjet në çfarë moshe ai e ka bërë hidrocentralin e tij të parë. A ishte atëherë kur ka qenë këshilltarë në qeverinë e Gruevskit, a ishte para se të bëhet drejtor i ESM-së, ose a e ka bërë hidrocentralin e parë pasi që u bë drejtor i EMV-së? Të mos ketë huti – në përshkrimin dhe nënshkrimin e obligimeve të punës së drejtorit të EMV-së, qëndron që të ndërtojë hidrocentrale dhe të mundësojë furnizim me energji eklektike, hidrocentrale për shtetin dhe qytetarët, e jo për vete”, tha Jakimovski./TV21