Një superjaht 51 milionë dollarësh në pronësi të multimilionerit Rydinger goditi një cisternë që transportonte gaz dhe bëri që ajo të fundosej. Jahti “Utopia IV” goditi cisternën “Tropic Breeze” në Bahamas, në brigjet e ishullit të New Providence.
“Gjatë përplasjes është thyer pjesa e poshtme e cisternës, e cila ka bërë që cisterna të fundoset në fund të oqeanit”, tha pronari i cisternës.
Maritime Management shton se të gjitha “materialet e paqëndrueshme”, si gazi i lëngshëm i naftës, janë “më të lehta se uji dhe do të avullojnë nëse ekspozohen ndaj ajrit sipërfaqësor”.
Është e paqartë nëse JR Rydinger, pronari i jahtit që goditi cisternën, ishte në jaht në momentin e përplasjes. Rydinger është shef i “America & Shop”.
Jahti ka motorë Rolls Royce dhe mund të “përballojë” deri në 12 të ftuar, ambienti i brendshëm është i pajisur me artikuj të markave të kompanive “Hermes” dhe “Armani”, si dhe hapësira ku qëndron pronari ka një xhakuzi dhe një pishinë me fund xhami.
Jahti “Utopia IV” është ndërtuar në vitin 2018 në kantierin italian “Rosinavi” dhe është i gjatë 63 metra, ndërsa cisterna që u fundos ishte 49 metra.
