Jahoski: Nuk jam larguar nga BDI, është bërë gabim teknik në uebfaqen e Kuvendit

TË FUNDIT

Deklaratë e deputetit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ismail Jahoski:

Të nderuar, më lejoni t’ju informoj se unë, Ismail Jahoski, i zgjedhur si deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga lista e BDI-së, në asnjë moment nuk kam dalë nga grupi parlamentar, dhe as nuk jam distancuar nga agjenda politike zgjedhore e BDI-së.

Fakti që në uebfaqen e Kuvendit jam vendosur si deputet i pavarur është një gabim teknik, i cili do të korrigjohet ditëve në vijim, thuhet në kumtesën e Bashkimit Demokratik Për Integrim.