Jahjaga në shfaqjen e dokumentarit “Mendoj për ty”: Ne nuk heshtim më

TË FUNDIT

Presidentja e Republikes se Kosoves, Atifete Jahjaga ka marrë pjesë sonte ne Prishtine në shfaqjen e dokumentarit “Mendoj për ty” e artistes Alketa Xhafa-Mripa dhe producentes Anna Di Lellio.

Në fjalimin e saj që presidentja mbajti një fjalim me anë të së cilit ka falënderuar të gjithë ato gra që kanë dhuruar fustane për instalacionin e Xhafës e cila me mbledhjen e tyre u kushtohet grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Me këtë rast presidetja Jahjaga tha se më 12 qershor, vetëm disa muaj më parë, kur po shënonim ditën e çlirimit të Kosovës, Prishtina u kthye në kryeqendrën e promovimit të të drejtave të njeriut, të drejtave të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, me instalacionin artistike “Mendoj për Ty”, të artistes Alketa Xhafa-Mripa dhe producentes Anna Di Lellio.

“Fusha e blertë e stadiumit të Prishtinës atë ditë u mbulua nga mbi pesë mijë funde e fustane, të cilat teksa qëndronin të varura, flisnin fuqishëm për aktet çnjerëzore të kryera mbi gratë e vendit tonë, bënin thirrje për njohjen dhe dënimin e këtij krimi lufte, mbi mbës htetjen që të gjithë, institucione dhe qytetarë duhet t’iu ofrojmë të mbijetuarave, duke u dalë zot, dhe duke mos lejuar më që ky krim, kjo padrejtësi e madhe, të peshojë mbi supet e tyre” u shpreh Jahjaga.

Për shumë vite me radhë e kemi pasur të vështirë të përballemi me këtë pasojë të rëndë që lufta na la pas, që preku dinjitetin e vajzave, motrave, nënave tona, duke i kthyer trupat e tyre në fushë betejë, për të ngjallur ndjenjën e frikës, të shtypjes, për të nxitur shpërnguljen, për të zhveshur një shoqëri të tërë nga vlerat e saj njerëzore.

Duke zgjedhur heshtjen si përballje individuale, shoqërore, institucionale, u bëmë pjesë e padrejtësisë së ushtruar mbi to.

Por, sot ne nuk heshtim më, sot ne jemi zëri i të mbijetuarave. Qëndrojmë të përkushtuar, të palëkundur, të pakompromis, për të garantuar të drejtat e tyre për jetë në paqe me dinjitet, për t’ju ofruar atyre mbrojtjen institucionale dhe shoqë rore, duke ndërmarrë hapa të vazhdueshëm për rehabilitimin, riintegrimin dhe risocializimin e tyre të plotë.

“U shndërruam në Një dhe në të Pandarë, në mbështetjen tonë për të mbijetuarat dhe në dënimin e këtij krimi lufte, duke kërkuar njëzëri drejtësinë e shumëmerituar për të gjithë qytetarët e vendit tonë.
Pamja e fustaneve që valviteshin në stadiumin e futbollit do të mbesë gjatë në kujtesën tonë, si një vepër që na përcolli të vërteten e rëndë të një krimi mizor të kryer mbi qytetarët e vendit tonë. Do ta kujtojmë edhe si një shprehje të solidaritetit të pashoq i cili tejkaloi kufijtë e vendit në mbrojtjen e të drejtave të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës” shtoi Jahjaga .

Pas këtij dokumentari, i cili nëpërmjet rrugëtimit të bërë për realizimin e Instalacionit ‘Mendoj për ty’, do të na përcjellë emocione të shumta të pasojave dhe plagëve ende të hapura nga ky krim lufte që peshon mbi të gjithë shoqërinë, emocione të solidaritetit qytetar që njeh dhimbjen dhe krimin, shpresoj të merrni me vete edhe forcën e të mbijetuarave edhe shpresën e tyre, por mbi të gjitha të drejtën e tyre për një jetë në paqe.

Pa paqen e tyre, ne nuk mund të gjejmë paqe.