Jadranka Kosor për TV21: Është skandaloze nëse ekziston non-paper, veçanërisht nga një vend anëtar i BE-së

TË FUNDIT

Ish-kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor ekskluzivisht në TV21 komentoi “non-pejpër” për Ballkanin e cila u publikua nga kryeministri slloven Janez Jansha.

Kosor tha se është skandaloze nëse ekziston “non-pejpër”, veçanërisht që vjen nga një vend i anëtar i Bashkimit Evropian.

“Nëse është e vërtetë dhe nëse është vërtet kështu, atëherë është skandaloze për shumë arsye. Unë do të them nëse është kështu dhe nëse vjen nga një vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe Sllovenia është anëtare e BE-së dhe Jansha është kryeministër i një vendi anëtar i BE-së, atëherë në të vërtetë është mahnitëse. Prandaj, për faktin se Bashkimi Evropian nuk tregon në asnjë mënyrë sidomos jo kohët e fundit në vitet e fundit dhe shumë justifikime i detyrohen pandemisë por nuk mendoj kështu. Kështu që nuk tregon interes më shumë për atë që quhet Ballkani Perëndimor, për të ardhmen e asaj pjese të Evropës dhe asaj pjese të botës dhe ne e dimë se sa e rëndësishme është kjo për sigurinë e Evropës së pari dhe së fundmi për sigurinë e Bashkimit Evropian. Prandaj, për mendimin tim nuk hapet asnjë perspektivë evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian. Tani më lejoni të kthehem në pyetjen tuaj, nëse është vërtet kështu, është skandaloze dhe është me të vërtetë e pamendueshme që dikush që vjen nga një vend i Bashkimit Evropian në shekullin 21 të mendojë se gjithçka mund të tërhiqet këtu, e përshtatur pa llogaritje të përgjakshme dhe pa epilog të përgjakshëm në fund”, tha Kosor për TV21.