Ja si duket Tirana për festat e fundvitit

TË FUNDIT

Kryeqyteti shqiptar, Tirana, ndez dritat e Vitit të Ri. Një pemë e madhe e Vitit të Ri është vendosur në qendër të Tiranës, në sheshin “Skenderbeu”, ndërsa dritat i ndezën  një grup i vogël i fëmijëve për shkak të ndalesës për grupim të më shumë se dhjetë personave.

Në porosinë për qytetarët, kryetari i komunës së Tiranës, Erion Veliaj tha se Tirana, edhe pse kaloi nëpër vështirësi këtë vit, gjeti forcën të ngrihet si kurrë më parë.

“Ky ishte  një vit i pazakontë, me siguri viti më i rëndi në historinë 100-të vjeçare të Tiranës. Megjithatë, jeta vazhdon, dielli lind çdo mëngjes, ndërsa pas vështirësive kthehemi në këmbë për të shkuar përpara. Do të thotë, në fund  të vitit, duhej të merrnim vendim, nëse do të vazhdojmë ose jo me traditën e zbukurimit të qytetit. Vendosëm për “po” për të mirën e fëmijëve, për të mirën e atyre të cilët nuk kanë bërë kurrfarë gabimi dhe meritojnë të kënaqen edhe në fund të vitit”, tha Veliaj, duke dërguar porosi për shpresë për qytetin “i cili na përkulet dhe shikon përpara”.

Përveç sheshit “Skënderbej”, godinat në afërsi  të tij dhe në rrugët kryesore në Tiranë, janë plot me drita dhe dekorime, duke sjellë pak gëzim në ditët e vështira, të mbushura me brengë për shkak të pandemisë së koronavirusit