​Ja sa do të përfitojnë Joshua dhe Prenga nga dueli i sontëm

TË FUNDIT

Boksieri shqiptar Kristian Prenga do të ngjitet sonte në ring për sfidën më të madhe të karrierës së tij, ku do të përballet me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, në Xhedah të Arabisë Saudite.

Përveç rëndësisë sportive, dueli pritet t’u sjellë të dy boksierëve edhe përfitime të konsiderueshme financiare.

Sipas raportimeve të mediave britanike, fondi total i shpërblimeve për këtë meç vlerësohet të jetë rreth 5 milionë funte. Nga kjo shumë, Anthony Joshua pritet të përfitojë rreth 4 milionë funte, ndërsa Kristian Prenga rreth 1 milion funte, megjithëse organizatorët nuk i kanë konfirmuar zyrtarisht këto shifra.

Për Prengën, kjo pritet të jetë pagesa më e madhe e karrierës së tij profesionale. Promotori amerikan Lou DiBella ka bërë të ditur se boksieri shqiptar do të përfitojë një shumë të konsiderueshme, shumëfish më të lartë se çdo honorar që ka marrë në duelet e mëparshme.

Përveç shpërblimit të garantuar, të ardhurat e të dy boksierëve pritet të rriten edhe nga kontratat e marketingut, sponsorët dhe të drejtat komerciale që lidhen me organizimin e këtij eventi.