Ja sa do të jetë çmimi i biletave për ndeshjet preliminare në Ligën e Kampionëve

TË FUNDIT

Tri pika të shitjes për takimet preliminare

Biletat për takimet e turneut preliminar Feronikeli- Lincolnd Red Imps dhe Tre Penne – FC Santa Colma në Ligën e Kampionëve, do të dalin në shitje të martën prej orës 08:00.

Tri pika të shitjes do të jenë gjithsej për takimet preliminare.

Në Drenas te Restaurant Dijamant, në Komoran në pikën te Pizzeria Dijamant, dhe në Prishtinë te Stadiumi “Fadil Vokrri”.

Çmimet e biletave për Feronikeli – Lincoln Red Imps do të jenë këto:

5 Euro do të kushtojë bileta për Zonën e Lindjes

5 Euro bileta në Zonën e Perëndimit

10 Euro bileta për Zonën VIP

Ndërsa për takimin mes Tre Penne dhe FC Santa Coloma do të jetë ky çmim:

3 Euro për Zonën VIP./kallxo

The post Ja sa do të jetë çmimi i biletave për ndeshjet preliminare në Ligën e Kampionëve appeared first on RTV21.