Ja momenti kur Senati pezullon debatin për shkak të protestuesve

TË FUNDIT

Politikanët ndaluan debatin kur mbështetësit e Donald Tramp hznë në kompleksin e Kapitolit në SHBA.

Situata është e tensionuar, ndërkohë protestuesit u përleshën edhe me policinë që ruajnë ndërtesën, përcjell TV21.

Reuters, raporton se disa njerëz goditnin me grushta dyert e sallës kryesore ku zhvillohen seancat e Kongresit në përpjekje për të hyrë brenda.

Ligjvënësit ndërprenë seancat që hapën pasdite për çertifikimin e votave elektorale dhe që po zgjaten për shkak të kundërshtimeve të disa ligjvënësve republikanë.

Protestuesit janë shpërndarë kudo nëpër ndërtesën e Kapitoli. Policia po i shoqëron anëtarët e Kongresit jashtë ndërtesës për arsye sigurie.

Njoftohet gjithashtu se Nënpresidenti Mike Pence është shoqëruar për në një vend të sigurtë brenda Kapitolit.

Policia e Kapitolit u tha ligjvënësve në Dhomën e Përfaqësuesve të merrnin maskat e gazit që gjendeshin poshtë karrikeve të tyre dhe të përgatiteshin për t’i vendosur ato.