Izraeli me sukses lansoi satelit të spiunimit

TË FUNDIT

Ministria e Mbrojtjes së Izraelit bëri të ditur se në mëngjesin e sotëm është lansuar me sukses sateliti i ri i spiunimit, i cili, sipas personave zyrtarë, do t’i japë vendit edhe një mjet për vëzhgim të kërcënimeve të shumta në rajon.

“Ofek 16” është shtuar në flotën e satelitëve izraelit të spiunimit të lansuara në dy dekadat e fundit, por shteti nuk zbulon sa nga ata janë operativë.

Amnon Harari, i cili udhëheq me Drejtorinë e Hapësirë dhe Satelitëve në Ministrinë e Mbrojtjes nuk identifikoi rreziqe specfike.

Sateliti i ri është zhvilluar nga Ministria së bashku me Industrinë e hapësirë ajrore të Izraelit. Siç është tjeksuar, “Ofek 16” është lansuar në hapësirë në orën 4.00 në bazën ajrore Palmahin, në pjesën qendrore të Izraelit.

Përshkruhet si “satelit elektro-optik pr vëzhgim me mundësi të avancuara”. Pritet të fillojë të dërgojë fotografi për rreth një javë.

MARKETING I PAGUAR POLITIK