Dhjetëra mijëra izraelitë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër reformave të sistemit të drejtësisë në vend
Policia dhe ushtarët përdorën topa uji kundër protestuesve që u mblodhën jashtë shtëpisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Jerusalem
Protestat e fundit pasuan shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, pasi ai foli kundër planeve.
Qeveria izraelite dëshiron të marrë kontrollin e plotë të komitetit që emëron gjyqtarët
Netanyahu thotë se ndryshimet janë të nevojshme për të ndaluar gjykatat të tejkalojnë kompetencat e tyre
Por kritikët thonë se reformat do ta ndihmojnë atë ndërsa përballet me një gjyq të vazhdueshëm për korrupsion
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, i bëri thirrje qeverisë që të ndalojë reformat.
Në anën tjetër Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të bëjë një njoftim të rëndësishëm në orën e ardhshme, pasi spekulimet po shtohen se ai do të ndalojë procesin e diskutueshëm të reformës gjyqësore, sipas raporteve të mediave izraelite.
Është e paqartë saktësisht se çfarë do të propozojë, apo nëse hapat e tij do të kënaqin opozitën./21Media