Izet Mexhiti prezanton masterplanin për Çairin, Bujar Osmani promovon projektin “Shkolla – shtëpia jonë e dytë”

TË FUNDIT

Kandidatët për kryetar të Çairit kanë vazhduar aktivitetet në ditën e shtatë të fushatës.

Izet Mexhiti, kandidati i VLEN-it ka prezantuar masterplanin e Çairit të krijuar nga arkitekti Bajram Vardar.

Mexhiti tha se ky plan do të integrohet me planin gjeneral të ri të Qytetit të Shkupit i cili është në përpilim e sipër.

Nga ana tjetër, kundërkandidati i tij nga AKI-ja, Bujar Osmani ka promovuar projektin “Shkolla – shtëpia jonë e dytë”, me të cilin synon që si kryetar i ardhshëm i Çairit, të ngrit zhvillimin e kapacitetit të fëmijëve dhe të cilësisë së arsimit në përgjithësi.