“Ivermektin” kundër Covid-19 nga sot në barnatore! Mjekët me reagim: Nuk ka protokoll për dhënie

TË FUNDIT

Medikamenti  Ivermektin nga sot është i qasshëm nëpër barnatoret e vendit. Do të jepet nga mjekët amë apo mjek specialist në kushte spitalore. Ivermektin përdoret për kurimin e të infektuarve me Kovid-19, ndërsa n çmimi me pakicë është 299 denarë.

 “Më shumë hulumtime klinike që e evolojnë efikasitetin e ivermektin te pacientët me Kovid-19 po zhvillohen ose rezultatet përfundimtare ende nuk janë publikuar në magazinat shkencore, por rezultatet preliminare sugjerojnë se ivermektin ka efekt favorizues kundër Kovid-19 te personat e eksponuar, si dhe në terapinë e pacientëve me pasqyrë të lehtë, të mesme –  të rënd, dhe të rëndë klinike”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Në një pjesë të barnatoreve tashmë është në shitje, ndërsa në një pjesë pritet të arrijë.

Mirdita, a e keni medikamentin ivermektin?

“Ky medikament ka arritur dhe është vetëm me rekomandim të mjekut.

Momentalisht nuk e kemi, duhet ta kemi nesër…”

Ka dhe barnatore ku ky medikament është shitur që në ditën e parë.

Mirdita, a e keni ilaçin ivermektin?

“Arriti, por u shpenzua, të lajmëroheni nesër të shihni nëse sonte do të arrijë”.

Nga Shoqata e Mjekëve amë reagojnë se nuk ka protokolle zyrtare si dhe në cilat raste duhet të jepet ky ilaç.

 “Presim që Ministria e Shëndetësisë urgjentisht të na dërgojë protokolle për tre momente për mjekim me të cilin çdo mjek amë po përballet gjatë punës: na nevojitet protokoll çfarë dhe në sa doza të jepet te pacientët që janë me sëmundje kronike, ndërsa janë të shëndetshëm dhe duan ta marrin për shkaqe preventive. Momenti i dytë ka të bëjë me atë se çfarë do të ndodhë me pacientët e rinj në fillim të ftohjes dhe nuk kanë pasqyrë të rëndë klinike. Si dhe situata e tretë që është e rëndësishme dhe nevojitet për pacientët që janë me pasqyrë të rëndë klinike”, potencoi Liljana Çollakova nga Shoqata e mjekëve amë.

Sipas përvojave të vendeve që e kanë shfrytëzuar këtë medikament, siç janë Australia dhe Kanadaja, atje jepet 0,2 miligram për kilogram sipas peshës trupore, ndërsa sipas peshës dozohet edhe numri i tabletave. Ivermektin vepron në mënyrë shkatërruese me fuqi shumë të fortë ndaj këtij virusi.