Ivanovski: Duhet të ketë ndryshime në PP, kallëzimet penale të paprocesuara do të thotë se ne punojmë çmendurisht

TË FUNDIT

Drejtori i Drejtorisë për Polici Financiare, Sllobodan Ivanovski sonte në emisionin “Biznes 21” në TV21 potencoi se nuk dëshiron ta gjeneralizojë bashkëpunimin me Prokurorinë Publike sepse ndonjëherë ndeshen me bashkëpunim të mirë, ndonjëherë me bashkëpunim të keq.

“Sërish do të nis nga një pikë, të udhëheqim procedurë parahetuese, parashtrojmë kallëzime penale, bazuar në kallëzimet penale duhet të sillet vendim prokuroro-publik dhe ato të procesohen, gjegjësisht kallëzimet penale të procesuara duhet të vijnë deri te aktgjykimi i plotë fuqishëm”; tha Ivanovski.

Siç shtoi, gjatë kësaj periudhe 14-mujore punohet për shumë pak raste të procesuara dhe për shumë pak aktakuza të ngritura.

“Duhet të ketë ndryshime në Prokurorinë Publike, kallëzimet penale të paproceusara nënkuptojnë që ne thjeshtë kemi punuar çmendurisht”, tha Ivanovski.