Ivanov – Plevneliev: Të intensifikohen negociatat për marrëveshjen për fqinjësi të mirë

TË FUNDIT

Kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov, pas takimit me homologun e tij bullgar Rosen Plevneliev në Sofje, ka deklaruar se Bullgaria është e gatshme në çdo moment të mbështesë Maqedoninë në NATO dhe në integrimet evropiane.

“Për negociatat për marrëveshjen për fqinjësi të mirë, qëndrim i përbashkët i dy presidentëve është se duhet të përfshihen edhe vetë ministrat e Punëve të Jashtme, me qëllim që marrëveshja të finalizohet sa më parë,” deklaroi për MIA-n presidenti Ivanov. Në lidhje me marrëveshjen për marrëdhënie të mira fqinjësore, ai informoi se pret që të intensifikohen bisedat pas zgjedhjeve lokale në Bullgari, të cilat mbahen më 25 tetor.

Ivanov, siç transmeton MIA, është shprehur i inkurajuar nga pohimet e presidentit bullgar dhe pret intensifikim të bashkëpunimit midis dy vendeve.