Kriza e refugjatëve ishte në qendër të vëmendjes në sesionin e sotëm në forumit dyditor “Krans Montana” në Gjenevë.
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në fjalimin e tij në seancën speciale plenare, theksoi se shtetet e Ballkanit nuk janë në gjendje që të kujdesen për emigrantët për shkak të mungesës së kapacitetit dhe të resurseve për të përballur me këtë krizë.”Pranimi i emigrantëve në shtetet e Ballkanit të cilat nuk janë anëtarë të Bashkimit Evropian është i paqëndrueshëm, sepse ato shtete nuk kanë as kapacitet e as resurse për të përballuar valën e ardhshme të emigrantëve”, tha Ivanov.
Ivanov shtoi se shtetet e Ballkanit duhet të bisedojnë në tryezën e njëjtë me Bashkimin Evropian, kur bëhet fjalë për krizën e refugjatëve. Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk mund të flas në emër të tërë Evropës, derisa nuk e integron në radhët e saj edhe Ballkanin.”Është e qartë se Bashkimi Evropian nuk ka politika të përbashkët sa i përket krizës së refugjatëve. Ne duhet të bisedojmë, atëherë kur të krijohet ajo politikë. Nuk mund të vendoset për korridorin ballkanik të refugjatëve, pa pjesëmarrjen e shteteve përmes të cilave kalon ky korridor, pavarësisht nga fakti se a janë apo jo anëtare apo kandidatë për anëtarësim në BE. Ballkani është pjesë e Evropës dhe Bashkimit Evropian, por nuk mund të flitet në emër të Ballkanit, derisa nuk integrohet plotësisht në Bashkimin Evropian”, deklaroi Presidenti Ivanov gjatë vizitës në Zvicër u takua edhe me Komisarin e lartë për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara, Zeid Raad Al Husein dhe me komisarin e lartë për refugjatët Antonio Guteresh.
