Ish-CEO i Astronomer, Andy Byron, duket se po i jep një shans të dytë martesës me bashkëshorten e tij, Meghan, pas skandalit global të videos së famshme nga “kiss cam” në koncertin e Coldplay.
Sipas “Daily Mail”, çifti është parë duke bërë një shëtitje përgjatë plazhit fundjavën e kaluar, duke mbajtur ende unazat e martesës në gishta. Kjo ndodhi vetëm dy muaj pasi Byron u përfshi në një skandal publik, kur u kap nga kamerat në koncert së bashku me të dashurën e tij e cila është edhe drejtoreshë e burimeve njerëzore në kompaninë që ai drejtonte.
Fotot e publikuara tregojnë Byron dhe Meghan duke dalë nga një vilë luksoze në Kennebunk të shtetit Maine – vendi ku Meghan ishte strehuar pas skandalit. Të dy shfaqen teksa shijojnë një piknik romantik në plazh gjatë perëndimit të diellit dhe në pamje të tjera, shihen të veshur me rroba sportive, duke bërë shëtitje në lagje.
Ndryshe nga rasti i znj. Cabot gruaja e një tjetër drejtuesi të kompanisë që kërkoi menjëherë divorc, Meghan dhe Byron nuk kishin ndërmarrë hapa ligjorë drejt ndarjes. Meghan, megjithatë, kishte hequr menjëherë emrin e bashkëshortit nga rrjetet sociale dhe ishte larguar nga shtëpia e përbashkët, duke u zhvendosur në Maine, ku edhe është parë kohët e fundit me Byron.