ITC: Ekonomia botërore me humbje prej 126 miliardë dollarëve

TË FUNDIT

Ekonomia botërore është në humbje prej të paktën 126 miliardë dollarëve për shkak të koronavirusit, tregon hulumtimi më i ri i Qendrës tregtare ndërkombëtare (ITC).

Sipas raportit të ITC-së, burimi kinez në muajin shkurt të vitit paraprak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rënë për 21 për qind.

“Efektet e plota nga kriza ende nuk janë të dukshme, sepse shumica e vendeve filluan me mbylljen e kufijve nga fundi i muajit mars dhe prill”, thekson ITC në raport.

Bllokadat në Kinë, BE dhe SHBA kanë ndikim më të madh ndaj tregtisë ndërkombëtare, sepse këto tre ekonomi, siç theksohet në hulumtim, janë lojtarët kryesorë në zinxhirët globale për furnizim dhe prandaj janë importues të rëndësishëm të lëndëve të para, pjesëve dhe komponentëve.

Si rezultat i kësaj, eksportuesit afrikanë do të humbin më shumë se 2,4 miliardë dollarë amerikanë në eksportin global, ndërsa më shumë se 70 për qind e atyre humbjeve janë të lidhura me prishjet e përkohshme të zinxhirit të furnizimit me BE-në.

Sipas të dhënave të ITC-së, tre qendrat kryesore tregtare – Kina, SHBA-ja dhe BE-ja, marrin pjesë me 63 për qind të importit në zinxhirët furnizues botërorë dhe 64 për qind të eksportit. Prandaj ITC thekson se ekonomia globale ka humbur të paktën 126 miliardë dollar për shkak të pandemisë.

Në raport theksohet edhe se pandemia seriozisht ka prekur mbi 55 për qind të të gjitha ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme./MIA