UEFA e bëri të ditur ekipin e gjyqtarëve i cili do ta udhëheqë finalen e Ligës së Kampionëve Pari Sen Zhermen – Bajern. Italiani Daniele Orsato është emëruar si gjyqtar kryesor.
Asistentë të tij do të jenë Lorenco Manganeli dhe Aleksandër Xhalatini.
Pari Sen Zhermen dhe Bajern Munihu do të luajnë të dielën (23 gusht) në “Estadio Da Luyh” në Lisbonë në orën 21 sipas kohës sonë.
Në gjysmëfinale PSZH e fitoi RB Lajpcig me rezultat 3:0, ndërsa Bajerni e fitoi Lionin me rezultatin e njëjtë. Real Madridi ka më së shumti fitore në turneun (13). Bajerni ka pesë fitore dhe do ta luajë finalen e tij të 11-të, përderisa parisienët për herë të parë u kualifikuan për garën finale.
