Politikanët të Francë po përcaktojnë detajet e fundit mbi legjislacionin se të gjithë ata që hyjnë në restorante dhe trena duhet të jenë të vaksinuar.
Një masë e tillë bëhet edhe më emergjente në ditët kur në Francë raportohet për 332 mijë raste të reja me COVID-19 në vetëm 24 orë.
Një zëdhënës i qeverisë mbrojti edhe qëndrimin e ashpër të presidentit Macron ndaj të gjithë atyre që janë të pa vaksinuar.
Edhe Italia është duke raportuar një rritje të lartë të të infektuarve me variantin Omicron. Qeveria vendosi të mbështesë vendimin e vaksinimit të detyrueshëm për personat mbi 50 vjeç. Një masë e tillë e vendos shtetin fqinj në pararojë të Evropës për të goditur ata që refuzojnë të marrin vaksinën kundër COVID.
Në Mbretërinë e Bashkuar ka edhe një anë optimiste. Për të udhëtuar në Angli ka ndryshime në rregullat e COVID. Nuk janë më në fuqi testet e para të nisjes dhe as karantinimi pas mbërritjes për aq kohë sa udhëtari të ketë rezultuar negativ.
Dhe në Gjermani po propozohet reduktimi i kohës së izolimit për punëtorët e sektorëve kryesorë. Ata që janë vaksinuar mund t’i japin fund karantinimit pas pesë ditësh vetëm nëse kanë një test negativ PCR.
