Italia po vendos orë policore në gjithë territorin prej orës 21 deri në mëngjes, me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit korona, konfirmoi zëvendësministrja e Punës, Françeska Pulezi.
Vendimi është sjellë në mbledhje qeveritare, ndërsa do të vlejë në gjithë territorin e vendit.
Kryetarët e rajoneve kanë insistuar që një masë e tillë restriktive, e cila mund të shkaktojë pakënaqësi sociale, të merret nga Qeveria, e jo nga rajone të ndara.
Masën e re, të cilën kryeministri Xhuzepe Konte sot do ta shpjegojë para Parlamentit, parasheh ndalesë për lëvizje ndër rajonale, ndërsa të gjithë ata që duhet për çfarëdo lloj shkaku të udhëtojnë ose të jenë në rrugë pas orës policore, do të duhet të kenë konfirmim personal për justifikim që të jenë jashtë shtëpisë së tyre.
“Për fat të keq do të duhet ta flijojmë mësimin e drejtpërdrejtë edhe për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme mësimet do të jenë onlajn. Ende nuk është vendosur nëse mësimi nga shtëpia do të vlejë edhe për nxënësit nga klasat më të ulëta në shkollat fillore”, theksoi Pulezi.
Gjithashtu, masa e re parasheh edhe ulje të kapacitetit të komunikacionit në qytet për 50 për qind, qendrat tregtare do të jenë të mbyllura gjatë fundjavës, ndërsa po mbyllen edhe muzetë, baret, sallat për video lojëra, ekspozitat.