Italia heq karantinën për shtetasit nga BE-ja

TË FUNDIT

Pas përmirësimit të situatës nga Covid, Italia ka vendosur heqjen e karantinës për shtetasit nga vendet anëtare të unionit, nga Britania e Madhe dhe Izraeli.

Dekreti i ministrisë së Shëndetësisë së vendit fqinj që lejon hyrjen e shtetasve nga vendet europiane vetëm duke paraqitur një tampon negativ të 48-orëve të fundit, ka hyrë këtë të dielë në fuqi.

Nga kjo fundjavë, jo vetëm në Itali, por edhe Spanjë e Portugali ka nisur rihapja graduale e plazheve, pishinave dhe qendrave të tjera verore për argëtim. Portugalia dhe Holanda kanë nisur lejimin e hyrjes së shtetasve të huaj nga disa vende europiane për sezonin turistik.

Lehtësimin e masave të bllokadës do ta nisë nga e hëna edhe Turqia.