Davide Frattesi i jep fitoren e parë Luciano Spallettit në stolin e Italisë, pasi shënoi dy herë në “San Siro” ndaj Ukrainës, duke vulosur suksesin 2-1 të të kaltërve.
Mesfushori i Interit luajti titullar dhe shënoi dy herë brenda 30 minutave, duke i dhënë epërsinë e dyfishtë Italisë, ndërsa Ukraina rihapi takimin me Yarmolenkon në fundin e pjesës së parë, por pa arritur të shmangë humbjen.
Kjo ishte një fitore e detyruar për Italinë, që ka komplikuar rrugëtimin në këto eliminatore, megjithatë pas tri pikëve të sotme është ngjitur në vendi ne dytë, në kuotën e 7 pikëve, aq sa kanë edhe Ukraina e Maqedonia e Veriut.
