Disa media italiane me më ndikim shkruajnë se lideri i partisë “Italia Viva” Mateo Renci, i cili muajin e kaluar është kërcënuar me rrëzimin e Qeverisë, pas bisedës telefonike me presidentin, Serxho Matarela ka vendosur, tani për tani, të heqë dorë nga synimet e tij.
Renci pranoi të miratohet i ashtuquajturi “Plan për rinovim”, dokument për shpërndarjen e 209 miliardë eurove që BE-ja i ka caktuar për Italinë për rikuperim nga kriza shëndetësore dhe ekonomike.
Ai deklaroi se “pajtohet që plani të miratohet”, por as nuk e konfirmoi, as e mohoi që ka biseduar përmes telefonit me Matarelën dhe se kjo ishte që brenda 24 orëve ai e ndryshoi vendimin e tij të fundit.
Mediat shkruajnë se presidenti italian “nuk ndërhyri në vendimet politike, sepse nuk është puna e tij”, por sugjeroi se çfarë duhet të jetë përparësi për politikën në këtë kohë.
Mateo Renci, ish-kryeministri i Italisë, është lideri i partisë së vogël “Italia Viva”, e cila është pjesë e qeverisë së koalicionit të kryeministrit aktual Xhuzepe Konte.
