Itali: Arrestohen 5 shqiptarë

TË FUNDIT

Një super operacion i policisë italiane ka bërë të mundur shkatërrimin e një grupi të strukturuar të trafikut të drogës, ku në pranga kanë rënë 9 persona mes të cilëve 5 prej tyre janë shqiptarë.

Sipas raportimeve të mediave italiane, operacioni i koduar “Mozzicone” ka ekzekutuar 9 urdhrat e arrestit, nga të cilat 7 persona janë në burg dhe 2 nën arrest shtëpie, në operacionin e zhvilluar në provincat Pesaro dhe Urbino ku u sekuestruan 2 kg marijuanë, 200 gram kokainë dhe ku janë identifikuar edhe 100 klientë.

Hetuesit kanë zbuluar se Merolli e shite drogën, të cilën ia sillnin kushëriri i tij Erandi Cano 25 vjeç si dhe maqedonasi 25 vjeç Ali Izieri. Krahas tyre në prangat e policisë kanë rënë edhe dy italianët Giovanni Olimpio, 27 vjeç Giuseppe Baratto, 36 vjeç, shqiptarët e tjerë Xhevair Domi 24 vjeç, Murat Spaneshi, Bruno Xhahysa 26 vjeç si dhe ukrainasi Mykhaylo Bazyuk, 21 vjeç.
Ajo që ka habitur policinë, ishin vendet ku trafikantët e fshinin drogën, tek tharëset elektrike të duarve në tualetet e lokaleve dhe në zgavra natyrale të pemëve, raportojnë mediat në Shqipëri.