Ismail: Lëvizja e Shekerinskës është e mirë! Përveç saj edhe Maksim Dimitrievski është pjesë e tronditjeve partiake

TË FUNDIT

Vendimi i Radmilla Shekerinskës për tu larguar nga posti i njeriut të dytë të partisë në LSDM, sipas Gjuner Ismail është lëvizje shumë mirë e kalkuluar politike. Ai në emisionin Click Plus në TV21, konfirmoi qëndrimin e kryeministrit dhe liderit të partisë, Zoran Zaev, se me këtë lëvizje ajo dëshiron të lehtësojë procesin e ripërtëritjes kadrovike.

 “Kjo lëvizje hapi procesin, d.m.th. do të ndihmojë që të hapet procesi për ripërtëritje kadrovike ose grupim më ndryshe i organeve udhëheqëse ose organeve tjera të partisë, ose zgjatja e partisë në aparatin shtetëror. Sipas vlerësimit tim është gjë e mirë”, tha Gjuner Ismail – LSDM.

Ristrukturimet brenda partiake dhe lëkundjet në LSDM edhe atë disa javë para mbajtjes së kongresit zgjedhor, sipas Gjuner Ismail nuk janë të njohura. Ai duke folur për gjendjet aktuale, tha se ata janë reflektim i qëndrimit politik. 

 “Parë historikisht në socialdemokracinë nuk janë të njohur këto lloje të paraqitjeve individuale dhe kjo është diçka që mua nuk më habit. Le të jenë edhe kritikat më të ndyra, le të jenë edhe më të pabaza, nuk kërkoj motive tjera përveç se kjo është e drejtë e ndonjë qëndrimi politik”, shtoi Gjuner Ismail nga LSDM.

Pikërisht kur partia në pushtet, LSDM, shënon 30 vjetorin e ekzistimit, po përballet me lëkundje politike jo vetëm me largimin e Shekerinskës nga një prej posteve kryesore të partisë, por edhe me ngjarjet me drejtorin e Inspektoratit të tregut, Stojko Paunovski i cili dje u shkarkua nga Qeveria e udhëhequr nga Zaev, por gjithashtu edhe me kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili sipas vendimit të Konferencës komunale nuk do të jetë pjesë e Këshillit qendror të LSDM.