Islanda, Zelanda e Re dhe Portugalia janë shtetet më të qeta në botë

TË FUNDIT

Islanda për të 13 vit me radhë është shteti më i qetë në botë, thuhet në raportin e sivjetmë të Institutit për ekonomi dhe paqe.

Indeksi global i paqes publikohet çdo vit, ndërsa shtetet vlerësohen sipas 23 kritereve prej tri kategorive: siguri e përgjithshme, militarizim dhe konteste ndërkombëtare.

Në pozitën e dytë dhe të tretë janë Zelanda e Re dhe Portugalia ndërsa më pas pasojnë Australia dhe Danimarka.

Maqedonia e Veriut ndodhet në shtetet mesatarisht të qeta dhe është në pozitën e 62-të ndërsa vitin e kaluar ka qenë në pozitën e 64-t.

Nga vendet ballkanike më lartë në listë ndodhet Sllovenia e cila është në pozitën e 11-të, Rumania – 22, Kroacia është në pozitën e 26-të, Bullgaria në të 28-ën, Serbia në të 51-ën, Greqia në të 57-ën, Qiproja në të 64-ën, Mali i Zi në të 69-ën ndërsa Bosnjë e Hercegovina në pozitën e 79-të.

Në tre pozitat e fundit të listës gjegjësisht në pozitiën 161 është Iraku, në të 162-ën Siria ndërsa në pozitën e 163-të është Afganistani.

Instituti për ekonomi dhe paqe, selia e së cilit është në Australi, nga viti 2008 e publikon Indeksin global të paqes. (mia)

error: Content is protected !!