Islam Dudaev e nis vitin me sukses, fiton medalje argjendi në Turqi

TË FUNDIT

Islam Dudaev e nisi vitin me një sukses të madh për Shqipërinë. Mundësi shqiptar fitoi medaljen e argjendtë në Turneun Ndërkombëtar “Yaşar Doğu, Vehbi Emre dhe Hamit Kaplan”, që po zhvillohet në Turqi.

30-vjeçari u ngjit në podium në kategorinë deri në 70 kilogramë, në stilin e mundjes së lirë, pas një përballjeje të fortë me mundësin nga Kirgistani, Tabaldjev.

Dudaev ka një karrierë të shkëlqyer ndërkombëtare, duke u shpallur kampion i Evropës në vitin 2024 dhe fitues i medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike në Paris. Ky rezultat përforcon pozicionin e tij si një nga sportistët më të spikatur të mundjes shqiptare dhe tregon nisjen e shkëlqyer të sezonit të ri.