Ishullin grek Kretë sot e goditi tërmet i ri me fuqi prej 4,5 ballë, publikoi Qendra sizmike mesdhetare-evropiane.
Tërmeti ka ndodhur në orën 8:15 sipas kohës lokale, në thellësi prej rreth 20 kilometra, ndërsa tani për tani nuk ka të dhëna për dëme të mundshme ose viktima.
Ky është tërmeti i dytë i fuqishëm që e goditi Kretën në tre ditët e fundit.
Tërmeti paraprak ishte të premten, me fuqi prej 5,4 ballë.
