Ishujt që nuk dëshiron t’i blejë askush

TË FUNDIT

Këto janë arsyet
Posedimi i një ishulli duket si një ëndërr që u bë realitet – por ata kushtojnë shumë dhe vetëm miliarderët si Johnny Depp, Leonardo DiCaprio dhe Mel Gibson mund t’i blejnë ato.
Por, ka gjasa që ju të bleni ishull me një çmim të arsyeshëm. Sidoqoftë, disa nga ishujt kanë disa të meta, kjo është arsyeja pse askush nuk heziton t’i blejë.
1. Ishujt Piaçabuçu, Brazil

Ju mund të bëheni pronar i jo vetëm një, por gjashtë ishujve me pamje piktureske, të vendosur në lumin San Francisko në Brazilin verilindor, për më shumë se 79 mijë dollarë. Arsyeja pse askush nuk i bleu ende, është sepse teknikisht kur i bleni ata ju bëheni pronar për 99 vjet dhe do të përballeni me disa taksa të paqarta vjetore.
Ishulli Little Rocky, Kanada

Ky ishull me plazhe me rërë të bardhë, me natyrë të bukur dhe pyje me pisha, rrezikohet nga stuhitë dhe uraganet nga ishujt fqinj. Nuk ka prona tjera aty, kështu që ju do të jeni i pari që do ta ndërtoni shtëpinë e ëndrrave aty. Çmimi i tij është mbi 74 mijë dollarë, përcjell rtv21.tv
3. Ishulli Tillamook, SHBA

Ishulli Tillamook nuk konsiderohet ishull në kuptimin tradicional, është një shkëmb me një shtëpi ndriçuese në bregdetin e Oregonit. Çmimi fillestar i këtij ishulli, që u shit disa herë, ishte 500 mijë dollarë, por tani ka rënë në 50 mijë. Valët që lagin këtë ishull dhe historia me shumë legjenda, mite, madje edhe tragjedi (si vdekja fatale e John Trewawas në shekullin e 19-të, që u godit nga valët dhe ra në det), frikëson shumë blerës potencialë.
4. Ishulli Chandler, SHBA

Ishulli Chandler është ishulli me pamje piktureske nga shteti amerikan Maine. Këtë ishull mund ta bleni me një çmim afro 40 mijë dollarë. Është një kasolle e vogël në ishull, ku mund ta ndërtoni shtëpinë tuaj. Problemi i vetëm janë baticat – uji mbulon gjysmën e kësaj pjese të ishullit.
5. Ishulli McGibbon, Kanada

Ky ishull i vogël i pazbuluar në lumin Johns në New Brunswick të Kanadasë, kushton më pak se 29 mijë dollarë. Disavantazh është sepse gjatë pranverës përmbytjet e përfshijnë gjithë vendin dhe ju nuk mund të ndërtoni asgjë këtu. Gjatë stinëve tjera, ishulli është vend i mrekullueshëm për kamping.
6. Fort Carroll, SHBA

Çmimi i këtij ishulli është mbi 31 mijë dollarë. Është ishull historik, i ndërtuar në vitin 1848 për ta mbrojtur qytetin Baltimore. Por, ju duhet ta restauroni fortesën e braktisur. Bizneset lokale provuan ta rinovojnë ishullin dhe ta kthejnë në hotele, qendra për konferenca, kazino, madje dhe burg, por përpjekjet ishin të pasuksesshme./21Media
.