Një polic është pezulluar nga detyra në Vlorë pasi në një video që ka bërë bujë shihet bashkë me një person me precedentë penalë, duke sulmuar fizikisht dhe verbalisht një kamerier të ri gjatë orarit të punës, ka njoftuar Policia e Shtetit.
Sipas pamjeve që kanë shkuar virale në rrjetet sociale, A.I., ish-shef i qarkullimit rrugor të Vlorës dhe aktualisht jashtë detyrës, së bashku me L.B., një individ me precedentë penalë, ushtruan dhunë fizike dhe verbale ndaj kamerierit, për shkak të një keqkuptimi të vogël në porosi.
Siç shihet në video, fillimisht A.I. ndërhyri me tone kërcënuese dhe kontakt fizik ndaj të riut, ndërsa më pas dhuna përshkallëzoi me disa goditje nga ana e L.B.
Në disa prononcime për mediat e ndryshme atje, kamerieri ka rrëfyer se është 18-vjeçar dhe se keqkuptimi ka ndodhur pse ka çuar një shishe ujë më shumë.
