Nga Instituti për Shëndet Publik dolën me rekomandime epidemiologjike, mes të cilave që qytetarët të bëjnë dezinfektim përpara shtëpive të tyre që të mos krijohen sëmundje. Ndërsa masat kolektive janë që komunat të bëjnë dezinfektim dhe larje të rrugëve. Për sa u përket ndërmarrjeve publike, drejtoresha Marija Andonovska tha që duhet të gjendet zgjidhje sa më e shpejtë për pastrimin e mbeturinave. Paralajmëruan që kujdes të veçantë duhet të kenë edhe punonjësit të cilët punojnë në Higjienën Komunale, ku prej tani do të kenë vaksinim të rregullt.
“Rekomandojmë dezinfektim, deratizim mendoj jashtë atyre kornizave që ndonjëra prej komunave, nuk është parashikuar, duhen gjetur fonde shtesë, një mënyrë që gjithçka të kryhet ligjërisht. Ata duhet të gjejnë një mënyrë për të bërë gjithçka, në këtë periudhë”, tha Marija Andonovska, drejtoreshë e IShP-së.
“Sëmundjet infektive të zorrëve, sëmundjet vektoriale që mund të transmetohen nga mizat dhe mushkonjat, dhe sëmundjet e transmetuara nga brejtësit. Popullsia shumohet përderisa ka ushqim, këtu janë edhe salmoneloza, gastroenterokoliti. Ne e ndjekim situatën dhe deri më tani, nuk kemi pasur rritje të rasteve të tilla”, tha Dragan Kocinski, epidemiolog.
“Qëllimi jonë është mbrojtja e shëndetit publik fokusi jonë në rekomandimet dhe aktivitetet tona është shëndeti i të gjithë popullatës, dhe pastaj kuptohet në radhë të dytë vjen shëndeti individual”, tha Marija Dimovska, doktoreshë.
