Ish zëdhënësja e Shtëpisë së bardhë, Sanders planifikon të kandidohet për guvernatore të Arkanzas

TË FUNDIT

Ish zëdhënësja e Shtëpisë së bardhë, Sara Sanders sot do t’i publikojë planet  për kandidimin e saj për guvernatore të Arkanzas, deklaroi  një përfaqësues zyrtar i njoftuar me situatën.

Ajo do t’i publikojë planet e saj përmes video-lidhjes që të kërkojë mbështetje nga republikanët të kandidohet në zgjedhjet  në nëntor të vitit 2022.

Guvernatori aktual i Arkanzas, Asa Haçinson nuk ka të drejtë ligjore të kandidohet për guvernator për të tretën herë.

Sanders ka punuar  si zëdhënëse në Shtëpinë e Bardhë prej vitit 2017 deri në vitin 2019, duke e zëvendësuar Shon Spajser.

Pas dorëheqjes, ajo u kthye në Arkanzas, por vazhdoi ta mbështesë Trampin.

Ajo është vajza e ish guvernatorit të atij shteti federal amerikan, Majk Hakabi.